Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Austri

Lajmet më të reja

Bisedë telefonike Isaki - Tifental

Sot, më 22 korrik, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Fatmire Isaki, zhvilloi bisedë telefonike me SP të punëve të jashtme në Ministrinë për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Peter Lanski-Tifental. Bashkëbiseduesit i përshëndetën marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe ekonomike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë dhe e theksuan gatishmërinë e të dyja palëve për thellimin e bashkëpunimit edhe në fushat e tjera. Në bisedë, më së shumti u fol për perspektivat dhe sfidat e procesit të integrimit europian të vendit tonë. Në këtë kontekst, Zëvendësministrja Isaki u falënderua për përpjekjet e vazhdueshme të Ministrisë për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë dhe të qeverisë austriake, për përshpejtimin e procesit të integrimit europian të vendit tonë dhe të rajonit në tërësi. Temë kryesore e bisedës ishte gatishmëria e qeverisë austriake për donim të vaksinave.

Ministri Osmani prezantoi MKartë-n, e destinuar për qytetarë tanë të spikatur jashtë vendit

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot në konferencë për media prezantoi projektin MKARTË, e destinuar për persona me prejardhje nga Maqedonia e Veriut si njohje simbolike e angazhimit të tyre jo vetanak në drejtim të promovimit të shtetit jashtë vendit. “MKarta paraqet njohje dhe vërtetim për persona të spikatur nga vendi të cilët jetojnë jashtë vendit, e të cilët me punën dhe profesionalizmin e tyre kanë dëshmuar sukses të posaçëm, e me këtë edhe promovim të vërtetë të Maqedonisë së Veriut jashtë vendit”, theksoi Osmani. “Si vend amë duam t’iu shprehim mirënjohje, do thoja në mënyrë simbolike- t’iu kthejmë apo t’iu kompensojmë rolin e tyre si promovues të vendit, duke na prezantuar ne sikur vend prej ku vijnë njerëz të suksesshëm dhe cilësor”, shtoi ai. “Në një periudhë më të gjatë, një numër i madh jo vetëm që kanë lëshuar vendin, por edhe kanë arritur sukses të veçantë profesional dhe shoqëror aty ku gjenden. Janë mjekë të suksesshëm, shkencëtarë, biznesmenë, punonjës kulturor, etj., të cilët duam t’i tërheqim drejt vendit, t’ua përforcojmë lidhjen dhe të krijojmë potencial për përfshirjen e tyre në rrjedhat tona shoqërore”, tha Osmani. Ideja është që personalitetet e këtille të jenë një rrjet i gjerë e cila do të ishte thellë e përfshirë në rrjedhat shoqërore të shtetit. I gjithë procesin lidhur me MKartën do të koordinohet nga Ministria e Punëve të Jashtme. Me kartën do të fitohen disa beneficione, si hyrje e lirë në ngjarje kulturore, muze e galeri, do të ketë përparësi gjatë aplikimit për projekte në kuadër të programeve për bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme me individë dhe shoqata jashtë Maqedonisë së Veriut dhe të ngjashme. Në bashkëpunim me resorët qeveritare, punohet në zgjerimin e listës së privilegjeve. Është planifikuar që të drejtë për dhënien e Mkartës të ketë edhe Qeveria, gjegjësisht resorët e saj diplomatiko- konsullore jashtë vendit, ndërkaq ndarja do të realizohet me procedurë strikte përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Osmani me Këshilltarët ekonomik në vizitë të Komunave

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani së bashku me Këshilltarët ekonomik, të cilët në kuadër të diplomacisë ekonomike janë emëruar të udhëtojnë për Varshavë (Grupi Vishegradit), Mynih (Gjermani dhe Austri) Ankara për Turqi dhe Abu Dabi për EBA dhe vendet tjera të Gjirit, sot ka vizituar Komunën e Tetovës. Përveç se me përfaqësuesit e pushtetit lokal, u realizua vizitë edhe në Zonën e lirë ekonomike në Tetovë, fabrikën për qumësht dhe prodhime qumështore Alpi Milk, si dhe vende tjera me potencial ekonomik dhe turistik. "Përmes kësaj vizite i shqyrtuam mudësitë, potencialet, por edhe nevojat qe i ka pushteti lokal që të mundemi përmes diplomacisë ekonomike dhe Këshilltarëve ekonomik të kontribuojmë për zhvillimin e mëtejmë dhe tërheqjen e investimeve, rritjen e transportit dhe promovimin e turizmit", theksoi Osmani duke shtuar se në vitet e fundit Komunat kanë rritur kompetencat, veçanërisht në udhëheqjen me tokën shtetërore, prandaj është i nëvojshëm bashkëpunim më i afërt, që do të kontribuojë  për promovim më të madh të potencialit lokal. Osmani kujtoi planin e gjerë të vizitave nga ana e përfaqësuesve të diplomacisë ekonomike në më shumë komuna. Përskaj vizitës së sotme në Tetovë, vizita të ngjajshme janë të parapara edhe në qytete tjera të vendit, si në Gostivar, Ohër, Manastir, Prilep, Krushevë, Kavadar, Vinicë, Berovë, Strumicë, Dojran dhe Gjevgjeli. Qëllimi i këtyre vizitave dhe takimeve është që Këshilltarët ekonomik të krijojnë raport më të afërt me nevojat e bizneseve rajonale, të kenë pasqyrë më reale për nevojat e komunës, të njihen prej së afërmi me kapacitetet e tyre për rritjen e transportit, mundësitë për investimet e huaja, si dhe zhvillimin e turizmit. Ndryshe, Këshilltarët ekonomik, deri më tash kanë ndjekur tre faza të përgatitjes dhe kjo është faza finale. Së pari kishin përgatitje në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pastaj vizituan dhe kishin konsultime me institucione dhe ministri që lidhen me ekonominë në nivel qëndror, ndërsa në fazën e tretë kishin ligjerata teorike nga profesorë eminent të ekonomisë. Kjo fazë e fundit parasheh vizita nëpër komuna dhe njohje me mundësitë dhe nevojat e Vetqeverisjes lokale.

Destinacione turistike

Кањон Матка, Скопје

Крушево

Широк Сокак, Битола