Bisedë telefonike Isaki - Tifental

23 Korrik 2021

Sot, më 22 korrik, Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Fatmire Isaki, zhvilloi bisedë telefonike me SP të punëve të jashtme në Ministrinë për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Peter Lanski-Tifental.

Bashkëbiseduesit i përshëndetën marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe ekonomike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë dhe e theksuan gatishmërinë e të dyja palëve për thellimin e bashkëpunimit edhe në fushat e tjera.

Në bisedë, më së shumti u fol për perspektivat dhe sfidat e procesit të integrimit europian të vendit tonë. Në këtë kontekst, Zëvendësministrja Isaki u falënderua për përpjekjet e vazhdueshme të Ministrisë për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë dhe të qeverisë austriake, për përshpejtimin e procesit të integrimit europian të vendit tonë dhe të rajonit në tërësi.

Temë kryesore e bisedës ishte gatishmëria e qeverisë austriake për donim të vaksinave.